Ndërlidhjet

LDK: Qeveria të heq dorë nga uzurpimi i UP-së


Ilustrim

Ilustrim

Lidhja Demorkatike e Kosovës në një komunikatë për mesia thotë se “po ndjek me shqetësim të thellë ngjarjet në Univeristetin e Prishtinës”.

LDK-ja konsideron se këto ngjarje janë të papranueshme dhe se tashmë fajtore e vetme është Qeveria e Kosovës, e cila nuk ka vullnet që ta tejkalojë situatën.

Lidhja Demokratike e Kosovës, thuhet në komunikatë, nëpërmjet Grupit parlamentar të saj, në bashkëpunim me Grupet parlametare të AAK-së dhe të VV-së, tash e dy ditë po përpiqet që të kaloja një numër rekomandimsh, me anën e të cilave do të adresoheshin përgjegjësitë dhe do të bëhej e mundur të ndryshohej gjendja për të mirë, por një gjë e tillë po pamundësohet për shkak të bojkotimit të seancës nga ana e PDK-së dhe koalicionit qeveritar.

LDK-ja vlerëson se “qeveria nuk mund të mbrojë paligjshmëritë të UP duke i rrahur dhe arrestuar studentët dhe qytetetarët e Kosovës”.

“Lidhja Demokratike e Kosvës i bën thirrje Qeverisë që të heq dorë nga uzurimi që i ka bërë UP-së, me anën e militantëve të vet, dhe të hapë rrugë që situata të normalizohet”, thuhet në komunikatën e LDK.
XS
SM
MD
LG