Ndërlidhjet

Inspeksioni i MAShT-it në terren për të vlerësuar gjendjen


Ilustrim
Ilustrim
Pas venditmit të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti që të mbyllen 43 institucione shkollore, nën dyshimet se vlera e sulfurit të gjetur në ngrohëset e kyre insitucioneve tejkalon vlerën e lejuar, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka sqaruar se për këtë vendim, MAShT është njoftuar mediave, ndërkaq, zyrtarisht është njoftuar pas orës 13:00 nga një shkresë e dërguar nga Drejtoria Komunale e Arsimit e Komunës së Prishtinës.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me anë të një komunikate për media thotë se "deri më tani nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për përmbajtjen e cilësisë së naftës që përdoret për ngrohje në shkollat e Prishtinës".

Në komunikatë thuhet se “Departamenti i Inspeksionit i MAShT, ka dalë në terren për të vlerësuar gjendjen dhe brenda ditës së sotme do të dalë me rekomandime konkrete".
XS
SM
MD
LG