Ndërlidhjet

Trazira në Tuzlla e Sarajevë, policia përdor plumba gome


Bosnje e Hercegovinë - Ndërtesa në flakë e qeverisë në Tuzlla, gjatë protestave në këtë qytet, 07 shkurt, 2014
Bosnje e Hercegovinë - Ndërtesa në flakë e qeverisë në Tuzlla, gjatë protestave në këtë qytet, 07 shkurt, 2014
Policia në Bosnje ka shtënë me plumba gome të premten për të shpërndarë qindra protestues në kryeqytetin Sarajevë, ndërsa në qytetin verior Tuzlla, protestuesit i kanë vënë flakën ndërtesës së qeverisë kantonale.

Protestat nisën të mërkurën në Tuzlla, ku punëtorët ishin dal në rrugë për të kërkuar pagat e papaguara për disa vjet, dhe mbylljen e disa fabrikave.

Ata akuzojnë autoritetet se i kanë lënë anash, përmes privatizimeve të dyshimta të kompanive shtetërore, të cilat paraprakisht i kanë bankrotuar qëllimisht.

Mbi 130 njerëz, përfshirë edhe oficerë të policisë, janë lënduar të enjten në Tuzlla.

Bosnja po përballet me probleme të mëdha ekonomike dhe sociale tash e 20 vjet, prej se është pavarësuar.
XS
SM
MD
LG