Ndërlidhjet

Berlini reagon për komentet vulgare të Nuland


Ilustrim
Ilustrim
Një zëdhënëse e kancelares gjermane Angela Merkel, vlerëson se komentet e zyrtarëve të lartë amerikanë rreth rolit të Bashkimit Evropian, në zgjidhjen e krizës në Ukrainë, janë "tërësisht të papranueshëm".

Asistentja e Sekretarit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland tashmë i ka kërkuar falje BE-së.

Nuland ka refuzuar që të komentojë të premten në Kiev, duke thënë se "ishte goxha impresionuese, cilësia e audio inçizimit".

Të enjten pasdite, është publikuar në internet një audio-inçizim i bisedës së Victoria Nuland me ambasadorin amerikan në Kiev, ku dëgjohet duke përdorur fjalor vulgar, për të përshkruar punën e BE-së në Ukrainë.

Zëdhënësi i kancelares Merkel, Christiane Wirtz, ka shtuar se Merkel beson që shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton është duke bërë "një punë të jashtëzakonshme" për krizën në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG