Ndërlidhjet

logo-print

Biden mund të garojë për presidencialet më 2016


Ilustrim

Ilustrim

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Jor Biden, i cili mori pjesë në garën për president në vitin 1988 dhe 2008, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të garojë sërish për të parin e Shtëpisë së Bardhë.

Kështu thotë ai në një intervistë të publikuar të premten në mediet amerikane.

“Mund të ketë ndoshta arsye përse nuk do të garoja, por sa më përket mua, nuk shoh asnjë arsye përse nuk do të garoja”, i ka thënë CNN-it Biden.

Ai tha se vendimin për këtë gjë, do ta merr gjatë verës.

Deri më tani, ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Rodman Clinton ka qenë favorite e qartë, në Partinë Demokratike, si trashëgimtare e presidentit Barack Obama.

Megjithatë, ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara ende nuk ka bërë publik qëllimin e saj për të garuar për presidente.
XS
SM
MD
LG