Ndërlidhjet

Gjetaj ankohet për varrezën masive në Rashkë


Ilustrim
Ilustrim
Me rastin e fillimit të dorëzimit të mostrave të mbetjeve mortore të zhvarrosura në Rashkë, gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, për t’u identifikuar përmes analizës së ADN-së, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, ka qëndrua sot në Beograd.

“Sipas të dhënave antropologjike të prezantuara më këtë rast, mostrat e proceduara përfaqësojnë minimumi dy individ, viktima të luftës", thuhet në një komunikatë të dërguar nga qeveria të premten mbrëma.

"Mbetjet mortore të pa proceduara për shkak të një numri jo të madh të pjesëve kockore të zhvarrosura gjatë muajit dhjetor 2013, që sipas antropologëve përfaqësojnë minimumi katër individ, kanë mbetur për t’u proceduar më tutje pas kompletimit, përkatësisht ribashkimit me pjesë tjera kockore, që do të zhvarrosen nga varreza e jashtëligjshme në Rudnicë- Komuna e Rashkës”, thuhet në këtë njoftim të kryeministrisë.

Në komunikatë thuhet se tjerash se marrja e mostrave është realizuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me autoritetet kompetente të Institutit për Mjekësi Ligjore në Beograd, në prani të Komisionit Qeveritar të Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Komisionit Qeveritar të Serbisë për Persona të Zhdukur.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, ka shprehu shqetësimet për vonesat që e kanë përcjellë këtë proces deri më tani.

“Është e papranueshëm për ne dhe familjarët e personave të zhdukur, që një proces i tillë të vazhdon të trajtohet si deri më tani”, ka deklaruar Gjetaj.
XS
SM
MD
LG