Ndërlidhjet

logo-print

Hapje spektakulare e lojërave olimpike në Sochi


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti rus Vlladimir Putin i ka deklaruar si të hapura Lojërat Olimpike Dimërore 2014, në ceremoninë solemne në resorin Sochi.

Pas hapjes së lojërave, lojtari i hokejit Vladislav Tretiak dhe artistja në patinazh Irina Rodnina ka ndez kaldronin e lojërave në Sochi.

Sopranoja ruse Anna Netrebko, një prej emërave më të mëdhenj në skenën ndërkombëtare të operas, këndoi himnin olimpik gjatë një ceremonie spektakulare për këtë ngjarje, e cila mblodhi 40,000 personalitete në stadiumin Fisht.

Në mesin e liderëve botëror i pranishëm në këtë ceremoni është Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon, presidenti i Kinës Xi Jinping, kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti ukrainas Viktor Yanukovych.

Këto lojëra, që janë më të shtrenjta ndonjëherë në histori, pasi kushtuan 50 miliardë dollarë, janë duke u zhvilluar nën masa të rrepta të sigurisë, nga frika për sulme të mundshme terroriste.

Olimpiada në Sochi do të mbaroj më 23 shkurt.
XS
SM
MD
LG