Ndërlidhjet

Jahjaga bën thirrje për përmbajtje nga dhuna


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, foto nga arkivi
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, foto nga arkivi
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se dhuna nuk është zgjidhje dhe ka bërë thirrje që problemi i krijuar në Universitetin e Prishtinës të kapërcehet përmes një dialogu konstruktiv.

Zëdhënësi i saj, Arbër Vllahiu, i tha Radios Evropa e Lirë, se të gjitha palët duhet të përmbahen nga dhuna për t’i lënë hapësirë zgjidhjes institucionale.

“Universiteti i Prishtinës është një institucion plotësisht i pavarur dhe autonom".

"Presidentja e Republikës së Kosovës po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në UP dhe duke bërë thirrje për përmbajtje nga dhuna vlerëson se është i domosdoshëm dialogu konstruktiv që çon drejt një zgjidhjeje të pranueshme”, tha Vllahiu.

Ai ka thënë se Universiteti i Prishtinës duhet të gjejë vetë zgjidhjen e pranueshme brenda kornizës ligjore.

“Është e domosdoshme që situata të mos eskalojë dhe që të tregohet përmbajtje nga të gjithë. Dhuna nuk është zgjidhje. Kapërcimi i gjendjes mund të bëhet brenda institucionit dhe në suaza ligjore”, tha Vllahiu për Radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG