Ndërlidhjet

SHBA: Ish-zyrtari i UNMIK-ut e fitoi betejën


Një fushatë e udhëhequr nga ish-zyrtari antikorrupsion i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, James Wasserstrom, mund tu kushtoj Kombeve të Bashkuara qindra miliona dollarë, nëse nuk u përmbahen “praktikave më të mira” për mbrojtjen e të punësuarve.

Një ligji i nënshkruar më 17 janar nga presidenti amerikan, Barack Obama, e përmban nenin me të cilin automatikisht nuk paguhen 15% të kontributitit të Shteteve të Bashkuara për Kombet e Bashkuara dhe për çfarëdo agjenci të saj, derisa sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, të certifikoj se sjellja ndaj të punësuarve, që në disa raste zbulojnë informacione të padëshiruara, t’i plotësoj pesë “praktikat më të mira”.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Farhan Haq, tha mbrëmë vonë se OKB-ja do ta ketë parasysh vendimin amerikan.

James Wasserstrom, ish-oficer udhëheqës i luftës kundër korrupisonit në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), në vitin 2007, ka lobuar për këtë legjislacion, pasi kolegët e tij në pozicione të larta në Kombet e Bashkuara ishin hakmarrë ndaj tij për shkak se ai kishte bërë akuza për korrupsion.

Një tribunal i mospajtimeve në Kombet e Bashkuara ia ka njohur të drejtën zotit Wasserstrom në damshpërblim prej 65 mijë dollarësh amerikanë, duke konkluduar se ai ishte ballfaquar me “trajtim tërësisht të papranueshëm” dhe me veprime të “tmerrshme”, që ishin shkelje të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara janë ankuar kundër këtij vendimi.

Por, edhe James Wasserstrom është ankuar, duke konsideruar se damshpërblimi është i vogël.
XS
SM
MD
LG