Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Rrëmbyesi mendoi se Stambolli ishte Rusia


Aeroplani i kompanisë Turkish Pegasus në aeroplortin e Stambollit

Aeroplani i kompanisë Turkish Pegasus në aeroplortin e Stambollit

Zyrtarët e Turqisë thonë se një pilot turk e ka mashtruar rrëmbyesin ukrainas, i cili urdhëroi që aeroplani nga Stambolli të fluturopnte për në Soçi të Rusisë, në hapje të Lojërave Olimpike Dimërore.

Raportet e para thonin se një aeroplan luftarak turk F-16, e kishte detyruar aeroplanin e udhëtarëve të kompanisë Turkish Pegasus, që ishte nisur nga Harkovi i Ukrainës, të ateroj në Stamboll.

Por, prefekti i Stambollit, Huseyin Avni Mutly, më vonë i ka dhënë merita pilotit se e kishte mashtruar rrëmbyesin, Artem Hozlov, 45 vjeçar, të mendoj se Stambolli ishte Soçi.

Udhëtari Hozlov, nën ndikimin e alkoolit, iu kërcënua ekuipazhit se brenda në aeroplan e ka kontrabanduar një bombë.

Ai është burgosur në aeroportin e Stambollit, pas gjendjes së tensionuar katërorëshe, me ç’rast ai ishte pajtuar që të liroheshin 109 udhëtarë.

Forcat e sigurisë e zunë rrëmbyesin e fshehur në aeroplan, derisa udhëtarët largoheshin.

Kërkimet treguan se nuk ka pasur bombë në aeroplan.
XS
SM
MD
LG