Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Takimi Putin – Yanukovich, Nuland i refuzoi pohimet ruse


Putin dhe Yanukovich duke u përshëndetur pak para fillimit të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Soçi

Putin dhe Yanukovich duke u përshëndetur pak para fillimit të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Soçi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është takuar me presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovich, mbrëmë vonë, në margjina të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore, ka njoftuar zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitry Peskov.

Ky takim u bë në periudhën kur zyrtarja e lartë e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, i ka hedhur poshtë pretendimet ruse se militantët antiqeveri në Ukrainë, janë stërvitur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kiev.

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, poashtu, ka theksuar se Uashingtoni dhe komuniteti ndërkombëtar janë të gatshëm për t’i dhënë më tepër ndihmë Ukrainës, nëse liderët e saj lëvizin shpejtë për të zbatuar reforma demokratike dhe për të instaluar atë që Nuland e quajti “qeveri teknike kombëtare”, për ta përfunduar konfrontimin që po vazhdon ndërmjet autoriteteve dhe protestuesve antiqeveri.

Zonja Nuland, e cila këto komente i bëri në kryeqytetin Kiev, ishte përfshirë në një situatë kundërthënëse lidhur me rrjedhjen e bisedës së saj telefonike të përgjuar, në të cilën ajo ka përdorë shprehje vulgare, me të cilën i ka kritikuar përpjekjet për ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG