Ndërlidhjet

Ukrainë: Tubim i kundërtshtarëve të protestave


Protestuesit gjatë natës në Kiev

Protestuesit gjatë natës në Kiev

Mijëra njerëz të zemëruar nga protestat antiqeveri në kryeqytetin Kiev në Ukrainë, janë tubuar sot afër një barrikade të protestuesve, e pastaj janë tërhequr. E gjithë kjo ka ndodhur pa dhunë.

Afro 2 mijë njerëz janë tubuar afër barrikadës në mesditë, duke e bllokuar trafikun në pjesën qendrore të kryeqytetit Kiev.

Protestuesit antiqeveri, përfshirë edhe pjesëtarët e forcës së tyre për vetëmbrojtje me mburoja dhe të veshur me rroba speciale, kanë qëndruar në maje të barrikadës trimetërshe.

Pas dy orësh, gjendja e tensionuar, ka përfunduar.

Kjo situatë i thekson tensionet në Kiev, që vazhdojnë derisa protestat kanë hyrë në muajin e tretë, ndërsa nuk shihen shenja të lëshimeve as nga grupet opozitare e as nga qeveria.

Protestat filluan në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar, pasi qeveria nuk e nënshkruajti një marrëveshje për afrim me Bashkimin Evropian, por krijoi lidhje më të afërta me Rusinë.
XS
SM
MD
LG