Ndërlidhjet

Shqipëri: Nga përplasja e kombit - 6 vetë e humbën jetën


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Shqipërisë thotë se një kombi me 11 udhëtarë, nga shpjetësia e ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një humberë 100 metërshe, me ç’rast kanë humbur jetën 6 udhëtarë dhe 5 të tjerë janë lënduar.

Përplasja ndodhi sot herët në mëngjes, në rrugën për në qytetin Kukës, 180 kilometra në verilindje të kryeqytetit Tirana.

Policia tha se tre vetë vdiqën menjëherë në vendin e përplasjes, ndërsa tre të tjerë në spital, raporton agjencia AP nga Tirana.

Zëdhënësi i policisë, Jaho Çaushi, tha se katër nga të plagosurit janë në gjendje kritike shëndetësore dhe janë dërguar në një spital në Tiranë, ndërsa personi i pestë i plagosur është në gjendje serioze, por nuk është në rrezik jete.
XS
SM
MD
LG