Ndërlidhjet

Soçi: Kramer e mbrojti titullin dhe arriti rekord olimpik


Sven Kramer gjatë garës së patinazhit të shpejtë në Soçi
Sven Kramer gjatë garës së patinazhit të shpejtë në Soçi
Sportisti nga Holanda, Sven Kramer, ka rritur sot rekord olimpik dhe e ka mbrojtur medaljen e artë nga olimpiada e kaluar, në patinazh të shpejtë, në 5 mijë metra në kategorinë e meshkujve.

Bashkëkombasit e tij, Jan Blokhuijsen dhe Jorrit Bergsma, u plasuan në vendin e dytë dhe të tretë duke fituar medaljen e argjendtë dhe të bronxtë.

Rezultati i Kramerit ishte 6 minuta e 10.76 sekonda, kështu që ai e theu rekordin e tij olimpik, që e kishte arritur në Olimpiadën në Vankuver të Kanadasë, në vitin 2010, për më tepër se 5 sekonda.

Në mesin e spektatorëve në garat e patinazhit të shpejtë ishin Mbreti dhe Mbretëresha e Holandës, dhe kryeministri.

Kramer është favorit edhe në dy disiplina të tjera të patinazhit të shpejtë në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi.
XS
SM
MD
LG