Ndërlidhjet

Soçi: Norvegjezja Bjoergen fitoi në 15 kilometra me ski


Marit Bjoergen në finish të vrapimit me ski në 15 kilometra
Marit Bjoergen në finish të vrapimit me ski në 15 kilometra
Sportistja nga Norvegjia, Marit Bjoergen, e ka fituar medaljen e artë në vrapimin me ski në 15 kilometra (cross-country) në Lojërat Olimpike në Soçi.

E dyta doli suedezja, Charlotete Kalla, ndërsa në vendin e tretë u plasua norvegjezja, Heidi Weng.

Kështu norvegjezja Marit Bjoergen për të katërtën herë fitoi medalje të artë olimpike, pasi tri të tilla i kishte fituar në Lojërat Olimpike në Vankuver të Kanadasë në vitin 2014.

Por, në Vankuver ajo ishte sportistja më e suksesshme meqë gjithsej i fitoi 5 medalje.

Gara në vrapimin me ski në 15 kilometra përbëhet nga 7.5 kilometra me stil klasik cross-country, ndërsa 7.5 kilometra të tjerë duhet të kalohen me stil të lirë.

Vendet skandinave, Norvegjia, Suedia dhe Finlanda, dominojnë në disiplinën e vrapimit me ski (cross-country).
XS
SM
MD
LG