Ndërlidhjet

Hoxhaj: SHBA – partner i përjetshëm strategjik i Kosovës


Hoyt Brian Yee
Hoyt Brian Yee
Ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të jenë partner i përjetshëm strategjik i Repubkikës së Kosovës.

Këto komente, siç njoftoi Ministria e punëve të jashtme e Kosovës, ai i ka bërë në Uashington, gjatë takimit me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee.

Ministri Hoxhaj e ka njoftzuar zotin Yee për zhvillimet në Kosovë, për progresin e gjithanshëm, që po arrihet në konsolidimin e brendshëm të shtetësisë dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Zoti Hoyt Brian Yee e ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe proceset evroatlantike, thuhet në njoftimin e Ministrisë së punëve të jashtme të Kosovës.
XS
SM
MD
LG