Ndërlidhjet

Studentët kërkojnë më shumë sesa dorëheqja e Gashit


Studentët protestues

Studentët protestues

Dorëheqja e Ibrahim Gashit nga posti i rektorit të Universitetit të Prishtinës, është pasuar me reagimin e Grupit të i Pavarur të Studentëve.

"Ne që kur kemi filluar protestat më date 24.01.2014 kemi nisë me tri kërkesat tona kryesore, dorëheqja e Rektorit nuk nënkupton edhe plotësimin e kërkesave tona të tjera të cilat janë të domosdoshme për funksionimin normal të Universitetit", thuhet në komunikatën e GPS-së, si një nga organizatorët e protestave.

Ndër tjera, ky grup rikujton se janë tri kërkesa, e para dorëheqja e rektorit (çka tashmë është realizuar. Pastaj, verifikimi i të gjitha thirrjeve akademike dhe doktoratave dhe së treti ndryshimi i Statutit të UP-së, për ta shtuar autonominë, transparencën dhe për të larguar politikën nga UP-ja.

Gjithashtu, studentët kanë kërkuar lirimin e të gjithë protestuesve dhe pjesëmarrësve të shoqërisë civile nga policia.

"Për çdo aktivitet në ditët në vijim do të ju njoftojmë paraprakisht", thuhet në këtë reagim.
XS
SM
MD
LG