Ndërlidhjet

Kinë: U kundërshtuan kritikat amerikane


Zëdhënësi kinez Hong Lei
Zëdhënësi kinez Hong Lei
Kina i ka hedhur poshtë kritikat e Shteteve të Bashkuara se po i shfrytëzon pretendimet e pasakta territoriale në mënyrë që gradualisht të vendos kontroll në hapësirat e kontestuara të Detit Jugor Kinez.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Kinës, Hong Lei, nëpërmjet një deklarate të mbrëmshme tha se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë “qasje racionale dhe korrekte” për kontestet territoriale të Kinës me fqinjët e saj.

Duke e akuzuar Uashingtonin për ekzagjerim të tensioneve në rajon, zëdhënësi Hong e ka përsëritur qëndrimin e Kinës se pretendimet e saj janë të mbështetura në histori dhe të drejtën ndërkombëtare.

Poashtu, ai tha se komentet e disa zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara për këtë çështje, nuk janë konstruktive, dhe “nxitja e tensioneve” nuk sjell mbajtje të paqes dhe stabilitetit.

Të mërkurën, Shtetet e Bashkuara thanë se aksionet nga ana e Kinës i kanë shtuar shqetësimet se Pekini po përpiqet të ushtroj kontroll ndaj një hapësire që përfshinë përafërsisht 80% të Detit Jugor Kinez, megjithë vërjejtjet nga fqinjët e saj.
XS
SM
MD
LG