Ndërlidhjet

Bosnjë: Protestat paqësore i ulin tensionet


Pamje nga protestat e djeshme të qeta në Sarajevë
Pamje nga protestat e djeshme të qeta në Sarajevë
Në Bosnjë Hercegovinë duket se situata është qetësuar pas tri ditësh të protestave të dhunshme për shkak të papunësisë, paralizës politike dhe korrupsionit.

Ulja e tensioneve ishte e qartë pas protestave relativisht të qeta në disa qytete të Bosnjë Hercegovinës, gjatë ditës së djeshme.

Qindra njerëz demonstruan pa incidente në Sarajevë dhe në qytetet veriore, Sanksi Most, Bosanska Krupë dhe Prijedor.

Në Tuzëll, që ishte qendër e lëvizjes së protestuesve, banorët i kanë ndihmuar punonjësit komunalë për pastrimin e mbetjeve nga ndërtesat qeveritare që ishin djegur ditën e premte.

Por, në Bihaq, dje ka pasur përleshje të protestuesve me policinë, me ç’rast nuk është raportuar për lëndime.

Protestat më të dhunshme ditën e premte u mbajtën në kryeqytetin Sarajevë dhe Tuzëll.
XS
SM
MD
LG