Ndërlidhjet

Afganistan: Nga bomba – 7 ushtarë të vrarë


Pamje nga një sulm i mëparshëm i talibanëve në Farah të Afganistanit

Pamje nga një sulm i mëparshëm i talibanëve në Farah të Afganistanit

Shtatë ushtarë afganë janë vrarë kur makina e tyre hasi në një bombë në provincën jugperëndimore Farah.

Zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes së Afganistanit, Zahir Azimi, nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë eksplodim.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim.

Autoritetet afgane i fajësojnë talibanët për sulme të këtilla.

Talibanët i kanë intensifikuar sulmet e tyre kundër caqeve ushtarake dhe civile gjatë muajve të fundit.
XS
SM
MD
LG