Ndërlidhjet

Libi: U vra ish-prokurori i përgjithshëm


Pamje e një ndërtese qeveritare të dëmutar në qytetin Derna në Libi

Pamje e një ndërtese qeveritare të dëmutar në qytetin Derna në Libi

Ish-prokurori i përgjithshëm i Libisë, Abdelaziz al-Hasadi, është vrarë nga sulmues të panjohur.

Ky është sulmi i fundit në valën e vrasjeve që kanë ndodhur në këtë vend.

Ministria e drejtësisë e Libisë tha se al-Hasadi ishte vrarë dje, derisa i vizitonte të afërmin në qytetin e tij të lindjes Derna, 250 kilometra në lidnje të Bengazit.

Hasadi, që gjërësisht konsiderohej islamist, ishte prokurori i parë i përgjithshëm pas përmbysjes së ish-regjimit të kolonelit Muammar Qaddafi. Ai dha dorëheqje nga ky post në mars të vitit 2013.

Zyrtarë të lartë ushtarakë, të sigurisë dhe gjyqtarë, ishin në mesin e të vrarëve nga sulmet e fundit në Libi.
XS
SM
MD
LG