Ndërlidhjet

Jep dorëheqje edhe u.d i rektorit, Naser Sahiti


Rektorati i UP-së
Rektorati i UP-së
Nuk kanë kaluar as 24 orë që kur ishte emëruar ushtrues detyre i Rektorit të Universitetit të Prishtinës, kur profesori Naser Sahiti ka vendosur të dorëhiqet.

Pas dorëheqjes së rektorit Ibrahim Gashi, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës e kishte emëruar Sahitin në postin e ushtruesit të detyrës deri në procesin e ardhshëm
zgjedhor.

Mirëpo, Sahiti tashmë ka kumtuar dorëheqjen e tij.

Me këtë vendim, Sahiti e ka njoftuar edhe Këshillin Drejtues të UP-së,
i cili pritet të sjell vendimin tjetër.


Bashkë me ushtruesin e detyrës së drejtorit, kanë dhënë dorëheqje edhe tre prorektorë të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
XS
SM
MD
LG