Ndërlidhjet

Iran: Ndërmerren shtatë masa praktike për programin atomik


Inspektorët e ANEB-it gjatë kontrollit në kapacitetin atomik në Natanc të Iranit

Inspektorët e ANEB-it gjatë kontrollit në kapacitetin atomik në Natanc të Iranit

Irani është pajtuar për të ndërmarrë shtatë masa praktike dhe preliminare për bashkëpunim atomik me Agjencië Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (ANEB).

Ky premtim është bërë sot në deklaratën e përbashkët nga Irani dhe ANEB-i, që është agjenci e Kombeve të Bashkuara.

Në mesin e këtyre masave përfshihet mundësia e qasjes së ANEB-it në disa kapacitete.

Kjo deklaratë u bë pas dy ditëve të negociatave në Teheran, që u përshkruan si “bisedime teknike konstruktive”.

Fuqitë perëndimore e akuzojnë Iranin se po përpiqet të zhvilloj aramtim atomik, por Teherani i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se programi ka qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG