Ndërlidhjet

Kiev: Protestat vazhdojnë, vërejtje për terrorizëm


Pamje ga demonstratat e sotme në Kiev të Ukrainës

Pamje ga demonstratat e sotme në Kiev të Ukrainës

Dhjetëra mijëra njerëz janë tubuar sot në kryeqytetin Kiev në Ukrainë, në vazhdim të protestave kundër qeverisë, që kanë filluar pothuajse para tre muajve.

Partitë opozitare thanë se në tubimin e sotëm kanë marrë pjesë 50 mijë njerëz.

Njëri nga liderët opozitarë, Vitali Klitschko, ka kërkuar reforma urgjente kushtetuese dhe reduktim të autoritetit të presidentit.

Protestat në Ukrainë filluan në fund të nëntorit të vitit të kaluar, pasi presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, nuk e nënshkruajti një marrëveshje për afrim me Bahkimin Evropian, por ndërmori veprime për lidhje më të afërta me Rusinë.

Protestat tashmë janë shndërruar edhe në demonstratë kundër perceptimit për qeverisje të keqe dhe korrupsion nën presidentin Yanukovich.

Nga ana tjetër, sot Agjencia e sigurimit e Ukrainës ka tërhequr vërejtjen për dyshime lidhur me rritjen e rrezikut për terrorizëm.

Për këtë arsye, autoritetet thanë se kanë vendosur njësitë antiterror në gjendje gatishmërie, duke njoftuar se aeroportet ndërkombëtare, stacionet e trenit dhe të autobusëve dhe centralet energjetike janë veçanërisht të rrezikuara.

Poashtu, është thënë se edhe okupimi i ndërtesave qeveritare mund të konsiderohet si manifestim i terrorizmit.
XS
SM
MD
LG