Ndërlidhjet

Prishtinë: U liruan Deda, Hoxha dhe të arrestuarit e tjerë


Pamje nga përplasja e studentëve me policinë gjatë protestës para Rektoratit të Universitetit "Hasan Prishtina" në Prishtinë
Pamje nga përplasja e studentëve me policinë gjatë protestës para Rektoratit të Universitetit "Hasan Prishtina" në Prishtinë
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka liruar të arrestuarit gjatë protestës së 7 shkurtit, në mesin e tyre edhe drejtorin e KIPRED-it, Ilir Deda, këshilltarin komunal nga Vetëvendosja, Ylli Hoxha dhe 24 studentë.

Prokuroria fillimisht kishte kërkuar dënimin e tyre për një muaj, më pas arrest shtëpiak, por gjykata megjithatë vendosi t'i liroj.

Lajmin e ka konfirmuar avokati Tomë Gashi, i cili në këtë rast e mbronë Ilir Dedajn. Sipas avokatiti, për klientin e tij as që ka pasur ndonjë bazë ligjore për arrest, kështu që lirimi ishte një vendim i pritur.

"Nuk ka pasur arsye që Ilir Deda të arrestohet dhe se arsyet kanë qenë politike", ka thënë ai.

Gjykata u ka shqiptuar një masë të të gjithë të apostrofuarve, duke kërkuar nga ta që të paraqiten në stacionin e policisë një herë në javë.
XS
SM
MD
LG