Ndërlidhjet

logo-print

Soçi: Norvegjia prinë me më së shumti medalje


Patinazhisti amerikan Jason Brown gjatë programit të lirë në patinazhin për meshkuj

Patinazhisti amerikan Jason Brown gjatë programit të lirë në patinazhin për meshkuj

Sportistët e Norvegjisë po udhëheqin në tabelën e medaljeve të fituara në garat e deritashme, në dy ditët e para të Olimpiadës Dimërore, që po zhvillohet në Soçi të Rusisë.

Norvegjezët kanë fituar gjithsej 6 medalje – 2 të arta, 1 të argjentë dhe tri të bronxta.

Në vendin e dytë klasifikohet Holanda, pasi përfaqësuesit e saj deri tash kanë fituar 2 të arta, dhe nga një të argjentë dhe të bronxtë, Shtetet e Bashkuara janë në vendin e tretë të tabelës me 2 medalje të arta dhe një të bronxtë, Kanadaja ka fituar 3 (një të artë), Austria 2 medalje (një të artë) e kështu me radhë.

Në taybelën e vendeve që kanë fituar medalje gjenden edhe Sllovakia, Zvicra, Suedia, Çekia, Rusia, Finlanda, Italia, Britania dhe Ukraina.
XS
SM
MD
LG