Ndërlidhjet

Ambasada e ShBA-së në Guajana ndez alarmin për sulm


Ilustrim

Ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Guajana ka pranuar “informata për kërcënime të pakonfirmuara” rreth një fluturimi rajonal, nga një shtet i Amerikës Jugore për në Shtetet e Bashkuara.

Në një paralajmërim të postuar në portalin e saj ambasada i ka bërë thirrje amerikanëve që të mos përdorin avio-kompaninë Carribean deri të mërkurën.

Ambasada nuk ka dhënë më shumë detaje për këto kërcënime.

Një përfaqësues i kompanisë Carribbean tha se është përforcuar sigurimi, pas lëshimit të alarmit nga amerikanët, dhe se në këto masa janë “të përfshirë policia, ushtria dhe agjencitë e tjera”.

Në vitin 2007, një deputet e Guajanas, dhe një amerikan i natyralizuar nga Guajana, ishin në mesin e katër të dënuarve për pjesëmarrje në një komplot të dështuar, për të sulmuar aeroportin ndërkombëtar Jonh F. Kennedy në New York.

Ky grup militant mysliman, kishte planifikuar që të kryejë sulmin me disa bomba artizanale.
XS
SM
MD
LG