Ndërlidhjet

BE-ja shpreh keqardhje për referendumin në Zvicër


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian thotë se i vjen keq për referendumin në Zvicër, me të cilin frenohet emigracioni nga vendet e unionit.

Rezultatet përfundimtare nga votimi i së dielën, tregoi se 50.3% të zvicëranëve kanë votuar në favor të shtrëngimit të politikave shtetërore.

Brukseli zyrtar thotë se do të analizojë se si ky votim do të ndikojë në raportet me Zvicrën.

Përderisa shteti neutral helvet nuk është anëtare e BE-së, politikat e saja të emigrimit bazohen në lëvizjen e lirë të qytetarëve në dhe nga BE-ja.

Ky rezultat i obligon qeverisë që të përkthej referendumin, që inicoi Partia e Popullit e krahut të djathtë, në ligj brenda një periudhe tre vjeçe.

Kjo njëherësh reflekton brengën në rritje në mesin e popullatës zvicerane, se emigracioni po shkatërron kulturën autoktone alpine, dhe se po i kontribuon në ngritjen e qirasë, transportin e ngarkuar dhe më shumë krime.

Të huajt përbëjnë rreth një të katërten e popullatës, që numëron 8 milion banorë.
XS
SM
MD
LG