Ndërlidhjet

logo-print

Manovra ushtatarake e ShBA-së dhe Koresë së Jugut


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore do të mbajnë manovrat e përbashkëta ushtarake nga 24 shkurti e deri më 18 prill.

Lajmërimi u bë të hënën nga komanda e forcave të bashkuara që mbikëqyr aleatet.

Sipas një njoftimit të lëshuar, komanda thotë se ka njoftuar Penianin për këto plane.

Koreja Veriore ka bërë thirrje për anulim të këtyre ushtrimeve, pasi i sheh si parathënie për luftë, ndërsa kërcënon se manovra e vë në rrezik çështjen e ribashkimit familjar të viktimave të ndara nga lufta koreane e vitit 1950-53.

Lajmërimi vjen në kohën kur Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se Koreja e Veriut ka refuzuar për të dytën herë thirrjen për dërgimin e një zyrtari të lartë amerikan për të vizituar shtetin komunist dhe të hapen negociatat për lirimin e një shtetasi amerikan nga burgu.
XS
SM
MD
LG