Ndërlidhjet

logo-print

Australia ende në telashe me zjarret


Ilustrim

Ilustrim

Zjarret e shpërndara gjithandej jug-lin djes së Australisë, kanë gëlltitur mbi 20 shtëpi ndërsa raportohet për një zjarrfikës të lënduar.

Autoritetet në shtetin Victoria thonë se mbi 150 zjarre kanë shpërthyer në vendin e dytë më të populluar në Australi, ndërsa 25 prej këtyre zjarreve vazhdojnë të digjen jashtë kontrolli edhe të hënën.

Në shtetin fqinj New South Wales, autoritetet kanë raportuar mbi 50 vatra të zjarri vetëm të dielën, që ka ndikuar edhe në mbylljen e përkohshme të autostradës që lidh Melburnin me Sidnej.

Zjarret e tilla janë një dukuri pothuajse e zakonshme në Australi, gjatë stinës së verës.
XS
SM
MD
LG