Ndërlidhjet

logo-print

Vdesin 6 veta nga multi-ndeshja në autostradën kaliforniane


Ilustrim

Ilustrim

Një shofer fantazmë është arrestuar të dielën në Kaliforni, pasi kishte shkaktuar një aksident zinxhiror në një autostradë duke hyrë në drejtimin e gabuar, e që për fajin e tij kanë pësuar gjashtë persona.

Sipas autoriteteve, 21 vjeçja Olivia Culbreath është arrestuar nën dyshimin për ngasje nën influencë tw alkoolit dhe vrasje pa paramendim, duke shkaktuar aksident në autostradën 60, në lindje të Los Angeles.

Sipas medieve lokale, si pasojë e aksidentit tre persona kanë fluturuar me qindra metra nga makinat e tyre pas përplasjes apo shmangies nga përplasja me makinën e Culbreath.

Policia thotë se e dyshuara ishte duke udhëtuar në shpejtësi të ulët kur është kyçur në drejtimin e kundërt të autostradës dhe është përplasur frontalisht me një makinë nga drejtimi i kundërt.

Katër viktima kanë vdekur në vend, ndërsa dy të tjerë kanë humbur jetë rrugës për në spital.

Sipas policisë, ngasësja 21 vjeçe kishte shenja të dukshme të alkoolit.
XS
SM
MD
LG