Ndërlidhjet

Lëndohen 6 nga shpërthimi në Bangkok


Ilustrim
Ilustrim
Gjashtë pastrues të rrugëve janë plagosur të hënën nga një shpërthim i vogël që ngjau afër vendit ku po protestojnë kundër qeverisë, në Bangkok, njofton policia tajlandeze.

Shpërthimi besohet se është shkaktuar nga një bombë e improvizuar në formë të një fishekzjarri gjigant, i cili shpërtheu pak para mesdites të hënën, kur punëtorët e kompanisë së pastrimit të u munduan ta largojnë bombën artizanale nga rruga.

Dy pastrues thuhet se janë në gjendje të rëndë, dhe se mjekët po luftojnë për jetët e tyre.

Demonstratat në Bangkok, kanë okupuar pjesë të mëdha të kryeqytetit, ndërsa janë bllokuar edhe disa ndërtesa qeveritare.

Protestuesit po kërkojnë që kryeministrja Yingluck Shinawatra të largohet nga pushtetit, dhe t’i hap rrugën caktimit të një qeverie për të zbatuar reformat për luftimin e korrupsionit.

Që prej nëntorit kanë nisur protestat në Tajlandë, ndërsa protestuesit janë përleshur disa herë me forcat e rendit.
XS
SM
MD
LG