Ndërlidhjet

Edhe sot protestohet gjithandej Bosnjës


Ilustrim

Ilustrim

Facebook grupa “Lëvizja për shpëtimin e Livnas” ka paralajmëruar protesta në këtë qytet për ditën e sotme, të cilat pritet të zhvillohen para komunës dhe qeverisë në këtë qytet.

Në mesin e 11 kërkesave të publikuara, është edhe dorëheqja e kryeministrit dhe kabinetit të tij qeverisës.

Protestat janë thirr edhe në Mostar, përkundër kufizimit policor i cili kërkon që protestat të lajmërohen të paktën 15 ditë më herët.

Mbrëmë autoritetet kanë liruar 10 të arrestuarit gjatë protestave, që ka ndikuar edhe në mbarimin e protestave nga rrugët e Sarajevës.

Megjithatë edhe për sot është lajmëruar një proteste e re në kryeqytetin boshnjak.

Demonstruesit po kërkojnë, përveç ndërrimit të qeverisë kantonale, edhe dorëheqjen e qevreisë federale.
XS
SM
MD
LG