Ndërlidhjet

Vdesin tetë, plagosen dhjetë sufistë në Pakistan


Ilustrim

Ilustrim

Një grup personash të armatosur kanë sulmuar një mbledhje fetare të myslimanëve në qytetin portual Karachi, në jug të Pakistanit, duke vrarë tetë pelegrinë dhe plagosur mbi dhjetë të tjerë, njoftoi të hënën policia.

Sipas autoriteteve, personat e dyshuar kanë hedh fillimisht granata dore në ndërtesën ku një klerik sufi po priste përkrahësit e tij, e më pas kanë hapur zjarr mbi ta.

Asnjë grup ende nuk ka marr përgjegjësinë për këtë sulm që është kryer të dielën në darkë.

95% e popullsisë në Pakistan, është e besimit mysliman, kurse shumica praktikon islamin e ndikuar nga sufizmi.

Praktikantët e kësaj forme, dhe vendet e tyre të lutjes, janë cak i shpesht i sulmeve nga militantët sunitë mysliman, të cilët nuk i konsiderojnë sufistët si besimtarë të vërtet mysliman.
XS
SM
MD
LG