Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Hetimet bërthamore në Iran, duan shumë punë


Ilustrim

Ilustrim

Irani dhe agjencia bërthamore e Kombeve të Bashkuara, kanë arritur progres në bisedimet për programin kontrovers bërthamor të këtij shtetit, por ka ende shumë punë për të bërë, ka thënë të hënën kryeinspektori i këtij trupi.

Tero Varjoranta i bëri këto komente për mediet mediet, një ditë pasi Irani u pajtua që të nis të adresojë dyshimet që Teherani zyrtar ka gjetur mënyrën për të prodhuar armatim bërthamor.

Kjo gjë llogaritet të jetë një shpërthim potencial në hetimet e gjata e të penguara rreth aktiviteteve bërthamore të Iranit.

Varjoranta ka thënë se progresi ka qenë “i mirë”, por ka shtuar se “ende ka një varg çështjesh të diskutueshme”.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, një trup i Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar të dielën se Irani është pajtuar gjatë bisedimeve në Teheran, që të ndërmerr shtatë masa praktike për të adresuar programin e vet bërthamor.

Për herë të parë, një prej këtyre masave praktike, do të lejoj edhe hetimin e kërkuar nga agjencia bërthamore, për atë që ajo dyshon se janë aktivitete të Iranit për dimensione të mundshme ushtarake nukleare.

Teherani zyrtar mohon në vazhdimësi se ka ambicje për ndërtimin e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG