Ndërlidhjet

“Vullnetarët” mbushin ulesët boshe në Sochi


Ilustrim
Ilustrim
Organizatorët e lojërave në Sochi konfirmuar të hënën se ata po përdorin vullnetarë për të mbushur tribunat në ngjarjet më pak të popullarizuara.

Garat gjatë këtyre lojërave, deri më tani kanë qenë të ndryshme për nga shikueshmëria, ku biletat për ndeshjet në hokej janë të stërshitura, kurse për biathlon, tribunat janë gjysmë të zbrazura.

Alexandra Kosterina, një zëdhënëse e komitetit organizativ të Sochi-t i tha medieve të hënën, se vullnetarët janë të regjistruar në një program motivimi, që nënkupton se “nganjëherë” disave prej tyre ju ofrohen bileta falas për të ndjekur një garë, por pas orarit të punës.

“Nëse e shohim se pjesëmarrja e publikut është e ulët, apo se ka ulëse boshe, atëherë po, mund të ftojmë vullnetarët që të na bashkëngjiten”, ka thënë Kosterina.

Shqetësimet e sigurisë në Sochi kanë ushqyer shpresat se lojërat nuk do të tërheqin shumë vëmendjen e spektatorëve ndërkombëtar, dhe se atletët do të bëjnë gara në salla pothuajse boshe dhe pa publik.
XS
SM
MD
LG