Ndërlidhjet

Parisi me rezolutë kërkon korridor humanitar në Siri


Ilustrim
Ilustrim
Franca njoftoi të hënën se do të propozoj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara një rezolutë me të cilën kërkohet hapja e menjëhershmë e një korridori humanitar, në qytetet e rrethuara në Siri.

Shefi i diplomacisë franceze Laurent Fabius, tha të hënën se rezoluta do të përfaqësojë një përpjekje për të shpejtuar lëvizjet që kanë për qëllim dërgimin urgjent të pajisjeve mjekësore dhe ushqimit.

“Është absolutisht skandaloze që ne po diskutojmë për këtë çështje, tash e një kohë të gjatë, kurse njerëzit po vazhdojnë të vdesin nga uria”, ka thënë Fabius.

“Prandaj, për këtë arsye, ne bashkë me shtetet e tjera, duam të propozojmë një rezolutë që është në këto vija”, ka shtuar ministri i punëve të jashtme të Francës.
XS
SM
MD
LG