Ndërlidhjet

logo-print

Sulmi i rrebelëvë në fshatin Alavit sirian vret 40 veta


Ilustrim

Ilustrim

Aktivistët e të drejtave të njeriut, thonë se 20 civil, përfshirë gra dhe fëmijë, dhe 20 luftëtarë fshatar janë vrarë gjatë një sulmi të ekstremistëve islamik në një fshat alavit në Sirinë qendrore.

Numri i të vrarë është raportuar, në kohën kur po dalin më shumë detaje nga sulmi i kryer të dielën, ku rrebelët islamik hynë në fshatin Maan, në krahinën Hama.

Rami Abdurrahman, i Observatoriumit Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, thotë se 20 civilë, në mesin e të cilëve janë të paktën 6 femra janë vrarë.

Po ashtu në mbrojtje të fshatit kanë rënë viktima edhe 20 burra.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri, ka raportuar se sulmi është kryer të dielën vonë, dhe se rrebelët kanë vrarë 10 gra të fshatit.

Luftëtarët ekstremist islamik suni, dominojnë aradhet e grupeve të armatosura që po luftojnë kundër presidentit Bashar al-Assad, i cili është po ashtu anëtar i sektit alavit, një degë e islamit të shiitëve.
XS
SM
MD
LG