Ndërlidhjet

logo-print

Perëndimi mohon mundësinë e intervenimit në Libi


Ilustrim

Ilustrim

Nuk ka plane për dërgimin e trupave ushtarake perëndimore në jug të Libisë, ku luftërarët islamist kanë ngritur bazat e tyre, njoftoi të hënën Parisi zyrtar.

Përgjigja e Francës vjen pas kërkesës që ka bërë Nigeri, për një mision të tillë paqeruajtës.

Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius, i pyetur për apelin e Negerit ka thënë: “Jo. Zbarkim [të trupave] nuk do të ketë.”

Ai ndërkaq ka shtuar se në fillim të muajit të ardhshëm në Romë do të mbahet një takim ndërkombëtar për çështjen e Libisë.

Sipas shefit të diplomacisë franceze, në këtë samit do të diskutohet edhe se si “t’i ofrohet më shumë ndihma Libisë, sepse është e vërtet që terroristët po grumbullohen në jug”.
XS
SM
MD
LG