Ndërlidhjet

Jep dorëheqje kryetari i Këshillit Drejtues të UP-së, Muharrem Nitaj


Pamje nga protestat, 5 shkurt 2014

Pamje nga protestat, 5 shkurt 2014

Kryetar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Muharrem Nitaj, ka dhënë sot dorëheqje nga ky post, duke cituar në një komunikatë për shtyp "pamundësitë për të kryer detyrat në përputhje me kompetencat dhe duke mos dashur të bëhet pjesë e një dështimi katastrofik në Universitetin e Prishtinës".

"Politika edhe këtë herë e ka plagosur rëndë institucionin më të lartë të dijes në vend!", ka thënë zoti Nitaj në komunikatë.

"Situata e krijuar në Universitetin e Prishtinës, është më e rënda e krijuar që nga viti 2000, dhe sot janë atakuar funksionet më vitale të tij. Në një situatë të tillë, kërkohen vendime të rëndësishme për Universitetin dhe në pamundësi për t’i ndërmarrë ato nga pozita që kam, vendimi më i arsyeshëm për mua, është dorëheqja e parevokueshme", citohet të ketë thënë zoti Nitaj.

Dorëheqja e tij pason dorëheqjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, më 8 shkurt, pas rreth dy javë protestash të studentëve të këtij Universiteti, nën dyshimet për "falsifikim gradash akademike".
XS
SM
MD
LG