Ndërlidhjet

Hoxhaj: Kërkohet mbështetje e Greqisë dhe Sllovakisë në evrointegrime


Miroslav Lajçak (majtas) dhe Enver Hoxha gjatë një takimi të mëparshëm në Prishtinë
Miroslav Lajçak (majtas) dhe Enver Hoxha gjatë një takimi të mëparshëm në Prishtinë
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Bruksel, është takuar me ministrin e jashtëm të Greqisë, Evangelos Venizelos, dhe me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, me ç’rast i ka falënderuar ata për mbështetjen në hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën.

Për këtë çështje, ministri Hoxhaj tha se “për Kosovën është ndër hapat vendimtarë për integrimin evropian dhe është fillimi i ndërtimit të një relacioni kontraktual ndërmjet Kosovës e BE-së”.

Evangelos Venizelos, zëvendëskryeministër dhe ministër i jashtëm i Greqisë, e cila e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, dhe ministri sllovak Lajçak, kanë shprehur mbështetje të vendeve të tyre për të ardhmen evropaine të Kosovës , njofton Ministria e punëve të jashtme e Kosovës.

Venizelos dhe Lajçak e kanë vlerësuar dialogun si një ndër arritjet më të mëdha të Kosovës dhe të rajonit dhe se marrëveshja ndërmjet Kosovës e Serbisë ka pasur ndikim edhe përtej dy vendeve.
XS
SM
MD
LG