Ndërlidhjet

Ashton: Të merren parasysh shqetësimet në Bosnjë


Catherine Ashton
Catherine Ashton
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, konsideron se udhëheqja në Bosnjë Hercegovinë duhet t’i ketë parasysh shqetësimet reale të njerëzve në këtë vend.

“Çështja më e rëndësishme në Bosnjë Hercegovinë tash është që udhëheqja të mendoj dhe t’i shqyrtoj shqetësimet reale të njerëzve atje, jo vetëm për çështjet e veçanta, por më gjërësisht në ekonomi”, tha zonja Ashton, sot në Brsukel, duke u shprehur për zhvillimet në Bosnjë , ku ditëve të fundit ka pasur protesta të dhunshme.

Demonstrtuesit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë për shkak të papunësisë pothuajse 40%, dhe dyshimeve për korrupsion të përhapur.

Catherine Ashton, mëtutje, ka thënë se është shumë e rëndësishme që “zgjidhja të gjendet në mënyrë politike”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë, në një kumtesë, tha se politikanët duhet t’i dëgjojnë protestuesit dhe autoritetet duhet ta ndalin dhunën.
XS
SM
MD
LG