Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Policia thotë se është gjetur një trup i pajetë në Pejë


Policia e Kosovës ka njoftuar se një trup i pajetë është gjetur sot në mëngjes në një rrugë në Pejë.

Pas arritjes së ndihmës së parë mjekësore, mjeku ka konstatuar se personi ishte i vdekur dhe se ishte shtetas i Kosovës i nacionalitetit serb, me emrin Mirosllav Dushan Trifoviq, 69 vjeçar.

Policia, mëtutje, ka njoftuar se gjatë ekzaminimit të kufomës nuk janë vërejtur shenja dhune.

Policia thotë se do të zhvillohen hetime për këtë rast.
XS
SM
MD
LG