Ndërlidhjet

BE: Ministrat e jashtëm diskutojnë për Ukrainën


Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot në Bruksel diskutojnë për trazirat në Ukrainë.

Derisa shkonte në takim, përfaqëeusesja e lartë e Be-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm ta mbështesë procesin e dialogut ndërmjet qeverisë dhe opozitës, dhe se Brukseli është në kontakt me vendet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare për çështjen e ndihmës ekonomike.

Konsiderohet se në takim nuk do të imponohen kufizime të udhëtimit dhe bllokim të fondeve për zyrtarët që janë përgjegjës për goditjen kundër demonstruesve në Ukrainë.

Megjithatë, ministri i jashtëm i Suedisë, Carld Bildt, ka tërhequr vërejtjen për konsekuenca të paspecifikuara, nëse do të ketë represion të mëtejshëm.
XS
SM
MD
LG