Ndërlidhjet

LDK: Komuna e Prishtinës, nën Ahmetin, reflekton papërgjeshmëri


Grupi i këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, thotë se kjo komunë, nën drejtimin e Shpend Ahmetit, “çdo ditë e më shumë po reflekton joseriozitet, papërgjegjshmëri, dhe po shkon drejt anarkisë”.

Mëtutje, në deklaratën e tyre dërguar mediave, këshilltarët e LDK-së, theksojnë se zoti Ahmeti nuk i respekton ligjet e Kosovës.

Këtë ata e dëshmojnë me “rastin e dhënies së urdhërit për mbylljen e shkollave të Prishtinës, edhe pse ai nuk ka kompentencë ta bëjë një gjë të tillë”, sipas ligjeve për arsim parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Në këtë kuadër, LDK kërkon që vendimi për mbylljen e shkollave të hetohet nga organet përkatëse.

LDK-ja, poashtu, vlerëson se Shpend Ahmeti e ka mbushur Komunën e Prishtinës me aktivistë të Vetëvendosjes, që “po keqpërdorin dokumente komunale”.
XS
SM
MD
LG