Ndërlidhjet

Irak: 21 militantë u vranë nga bomba e tyre


Pamje nga një shpërthim i mëparshëm në Irak
Pamje nga një shpërthim i mëparshëm në Irak
Raportohet se 21 militantë janë vrarë sot nga një eksplodim i makinës – bombë, e cila ishte aktivizuar gabimisht në një komplesk të militantëve në pjesën veriore të Bagdadit.

Burime të forcave të sigurisë së Irakut e kanë konfirmuar shpërthimin në një kamp stërvitor, në jug të qytetit Samarra.

Burimet thanë se grupi i militantëve po e xhironte një video propaganduese, kur makina – bombë u aktivizua gabimisht.

Aktualisht, Iraku është i përfshirë nga dhuna më vdekjeprurëse në gjashtë vitet e fundit.

Muajin e kaluar, në gjithë Irakun janë vrarë së paku një mijë vetë.
XS
SM
MD
LG