Ndërlidhjet

Kabul: Nga sulmi me makinë bombë – u vranë dy kontraktorë


Policia afgane në vendin e shpërthimit të sotëm të makinës - bombë në periferi të Kabulit
Policia afgane në vendin e shpërthimit të sotëm të makinës - bombë në periferi të Kabulit
Koalicioni i forcave ndërkombëtare në Afganistan thotë se nga një sulm vetëvrasës me makinë – bombë në kryeqytetin Kabul, janë vrarë dy kontraktorë civilë të NATO-s.

Policia afgane tha se nga sulmi janë plagosur së paku 7 civilë afganë.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi militant islamik Hizb-i-Islam.

Militantët talibanë i kanë intensifikuar sulmet kundër qeverisë afgane dhe aleatëve të saj ndërkombëtar, derisa pjesa më e madhe e trupave të jashtme përgatitet të largohet nga Afganistani, deri në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG