Ndërlidhjet

logo-print

Bosnjë: Protestuesit kërkojnë qeveri të ekspertëve


Pamje nga protesta e sotme në Sarajevë

Pamje nga protesta e sotme në Sarajevë

Mijëra njerëz po protestojnë sot në Bosnjë Hercegovoinë kundër papunësisë, varfërisë dhe korrupsionit.

Protestat, që filluan javën e kaluar, paraqesin trazirën më të madhe sociale në këtë vend, prej përfundimit të luftës 1992-1995.

Sot protetsuesit demonstruan në mënyrë të qetë, duke bërë thirrje për një qeveri të re të ekspertëve jashtëpartiakë.

Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë rapoprtojnë se protestuesit në kryeqytetin Sarajevë janë tubuar afër selisë së qeverisë.

Ka pasur protesta edhe në Mostar, Tuzëll, dhe në disa qytete të tjera.

Më se 300 vetë janë plagosur gjatë protestave javën e kaluar, me ç’rast janë ndezur disa ndërtesa qeveritare.

Zyrtarisht papunësia në Bosnjë Hercegovinë është afro 40%, varfëria është e përhapur, ndërsa ka dyshime se korrupsioni është i lartë.
XS
SM
MD
LG