Ndërlidhjet

Kompaina Google është bërë kompania e dytë në Shtetet e Bashkuara për nga vlera në treg.

Sipas të dhënave FactSet, Google e ka kaluar kompaninë e nafëts, Exxon Mobil Corp, javën e kaluar.

Në mbyllje të bursave ditën e premte, Google e kishte vlerën 395.42 miliardë dollarë, ndërsa Exxon 392.66 miliardë dollarë amerikanë.

Aksionet në Google Inc. janë rritur vazhdimisht prej fillimit të vitit 2013, duke fituar 66% në vlerë.

Njëherësh, kompania Exxon është rritur vetëm 5%.

Kapitalizimi ose vlera në treg është shuma e cila fitohet kur numri i aksioneve shumëzohet me vlerën e tyre, raporton AP nga Nju Jorku.

Kompania me vlerën më të madhe në Shtetet e Bashkuara mbetet Apple Inc me 463.55 miliardë dollarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG