Ndërlidhjet

Elton John: Në nëntor - koncert në Rusi


Elton John gjatë një koncerti

Elton John gjatë një koncerti

Organizatorët kanë shpallur se këngëtari britanik, Elton John, do të mbajë një koncert në qytetin e dytë më të madh në Rusi, Shën Petersburg, në muajin nëntor.

Lidhur me këtë çështje, politikani nga ky qytet, Vitaly Milonov, tha sot se shpreson se këngëtari John do të përmbahet nga komentimi “për temën e komunitetit të homoseksualëve në Rusi”.

Zoti Milonov, njëherësh anëtar i parlamentit rus, është autor i legjislacionit kundërthënës me të cilin ndalohet “propaganda e marrëdhënieve jotradicionale seksuale” në mesin e të miturve.

Ky legjislacion është miratuar verën e kaluar.

Konsiderohet se ky legjislacion gjërësisht ka kontribuar në persekutimin e minoriteteve seksuale në Rusi.

Në muajin dhjetor, këngëtari Elton John, i cili hapur e pranon se është homoseksual, ia kushtoi një koncert në Moskë, të riut rus 23 vjeçar, Vladislav Tornovoi, i cili ishte rrahur për vdekje në Volgograd, për shkak të orientimit të tij seksual.
XS
SM
MD
LG